Top Channel/ Rusia “mbetet” pa tanke: Mbyllet fabrika- “e mbytën” sanksionet!
22/03/2022 12:24

Sanksionet ndërkombëtare po japin shenja të forta ndikimi mbi ekonominë ruse. Ushtria ukrainase njoftoi se kompania që prodhon dhe riparon tanket ruse, ka pezulluar punën në fabrikën e saj në pjesën qendrore të Rusisë – në Chelyabinsk për shkak të mungesës së pjesëve të importuara. Në një deklaratë në Facebook, një gjeneral i forcave ajrore të Ukrainës, njoftoi se fabrika Uralvagonzavod ka mbyllur dyert për shkak të mungesës së përbërësve që prodhohen jashtë Rusisë. Nga Inteligjenca ukrainase është bërë e ditur se kjo fabrikë vazhdimisht përdor pjesë perëndimore për prodhimin dhe riparimin e tankeve. E sanksionet e vëna nga shumica e shteteve perëndimore, kanë filluar të kenë efekt në ekonominë rusë. Një ditë më parë, ministrat e Jashtëm dhe ata të Mbrojtjes nga Bashkimi Evropian u mblodhën për të diskutuar për më shumë sanksione ndaj Rusisë, për shkak të pushtimit të paprovokuar të Ukrainës. Mbledhja erdhi para një serie takimesh në mes të aleatëve të Perëndimit për të diskutuar rreth Ukrainës: një samit i BE-së, një samit i NATO-s, dhe takime mes shtatë vendeve më të industrializuara (G7) më vonë gjatë javës. Polonia dhe vendet e Baltikut janë ato që po insistojnë më fort për sanksione më të ashpra ndaj Rusisë, përfshirë importin në naftën dhe gazin rus.

Top Channel/ Rusia: NATO të kthehet si para ‘97! NYT zbardh prapaskenat në Abu Dhabi
14/11 23:01
Top Channel/ Shifrat tronditëse! Mbi 22 milionë të prekur nga sulmi kibernetik në Francë
14/11 22:55
Top Channel/ SHBA, kabllot dogjën mijëra fluturime! Zbulohet çfarë e shkaktoi kaosin ajror
14/11 19:54
Top News – ‘CIA gjermane’. Berlini u jep shërbimeve sekrete kompetenca për sabotime
14/11 15:41
Top Channel/ Mbi 17 milionë euro të groposura në pyje, goditet rrethi i ngushtë i Viktor Orban!
14/11 15:20
Top News – SHBA kushte Ukrainës. ‘Lëshoni Donbasin në këmbim të anëtarësimit në NATO’
14/11 15:17
Top Channel/ Raketa e Elon Musk arrin orbitën, por përshpejtuesi shpërthen në Gjirin e Meksikës
14/11 12:56
Top Channel/ Valë e re protestash në Francë, Jelekët e Verdhë rikthehen në rrugë
14/11 12:56
Top Channel/“CIA 2”? Gjermania zgjeron veprimin e shërbimeve sekrete jashtë vendit!
14/11 12:14
Top Channel/ “Lëshoni Donbasin për një vend në NATO”: Zelensky tregon propozimin shokues të SHBA!
14/11 12:02
Top News – SpaceX përfundon me sukses testin, hedh 26 satelitë në orbitë, por shpërthen më pas
14/11 11:48
Top Channel/ Mrekulli në Misisipi: Trageti përplaset me anijen, shpëtohen që të gjithë pasagjerët!
14/11 11:47
Top News – Përmbytet anija në Misisipi. Momente tmerri, shpëtojnë mrekullisht 130 turistë
14/11 11:43
Top Channel/ SHBA, anullohen mijëra fluturime: Problem në sistemin e kontrollit ajror!
14/11 11:31
Top News – 18 milionë euro të fshehura nëpër pyje, hetimi ndaj ish ministrit të Viktor Orban
14/11 11:22
Top News – Trump, Putin dhe Xi Jinping takim trepalësh në Kinë për armët bërthamore
14/11 10:40
Top News – SHBA në ‘black out’. Pezullohen fluturimet në gjithë vendin, kaos për udhëtarët
14/11 10:39
Top Channel/ SHBA në kaos si në sulmet e 11 shtatorit! Pezullohen të gjitha fluturimet!
13/11 23:21
Top Channel/ Reforma e shekullit! Gjermania fuqizon shërbimin sekret kundër spiunazhit rus
13/11 23:08
Top Channel/ Trump bleu aksione të Nvidia, para heqjes së kufizimeve për Kinën
13/11 23:04