Një luftë e re e ftohtë mund të nisë mes tensioneve politike ndërmjet Bashkimit Europian dhe Rusisë për energjinë, e fushëbeteja, sipas analistëve, do të jetë Arktiku. BE-ja paraqiti së fundi një propozim që parashikon ndalimin e kërkimit në rajonin e acartë për naftë e depozita gazi, në përpjekje për ta mbrojtur në një kohë kur po vuan prej ndryshimeve klimatike.