Rusia bombardoi Odessën me raketat e reja hipersonike Khinzal, të cilat debutin e tyre e patën në fillimin e luftës në Ukrainë, thotë CNN. Raketat në fjalë kanë një mbushje konvencionale që mbërrin deri në 480 kg. Goditjet e tyre shkaktuan dëme të qënësishme në qytetin port. Odessa, që u kurseu nga bombardimet fillimin e agresionit, ka parë një shtim të ndjeshëm të sulmeve ruse këto ditët e fundit, e për lëshimin e raketave ndaj saj, forcat e Moskës kanë përdorur edhe anijet, përvec avionëve luftarakë.