Top Channel/ Rusia kërcënon me Luftë Botërore, paralajmëron perëndimin: Kemi armë bërthamore
27/08/2024 19:51

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov deklaruar të martën pasdite se Perëndimi po luan me zjarrin duke shqyrtuar mundësinë që Ukrainës t'i lejohet të godasë thellë në Rusi me raketa perëndimore. Ai ka paralajmëruar Shtetet e Bashkuara se Lufta e Tretë Botërore nuk do të kufizohej në Evropë. Ukraina nisi më 6 gusht sulmet në rajonin perëndimor të Rusisë, në Kursk, duke shënuar sulmin më të madh të huaj ndaj kundërshtarëve që nga Lufta e Dytë Botërore. Presidenti Vladimir Putin ka thënë se do të ketë një përgjigje të denjë nga Rusia ndaj sulmit. Lavrov, i cili ka shërbyer si ministër i Jashtëm i Putinit për më shumë se 20 vjet, ka deklaruar se Perëndimi po kërkon të përshkallëzojë luftën në Ukrainë dhe po "kërkonte telashe" duke marrë në konsideratë kërkesat e Ukrainës për të hequr kufizimet në përdorimin e armëve të furnizuara nga jashtë. Që nga nisja e luftës në Ukrainë, në shkurt të vitit 2022, Putini ka paralajmëruar vazhdimisht për rrezikun e një lufte shumë më të gjerë që përfshin fuqitë më të mëdha bërthamore në botë, megjithëse ai ka thënë se Rusia nuk dëshiron një konflikt me aleancën e NATO-s të udhëhequr nga SHBA-ja. "Tani po konfirmojmë edhe një herë se të luash me zjarrin, si fëmijët e vegjël që luajnë me shkrepëse, është një gjë shumë e rrezikshme për xhaxhallarët, të cilëve u janë besuar armët bërthamore”, u ka thënë Lavrov gazetarëve në Moskë. “Amerikanët i lidhin pa mëdyshje bisedat për Luftën e Tretë Botërore si diçka që, Zoti na ruajt, nëse ndodh, do të prekë ekskluzivisht Evropën. Por nuk është kështu”, ka shtuar Lavrov.

Top Channel/ Bisedimet për paqen, “zbutet” Putin dhe pranon BE në tryezë
12/11 23:26
Top Channel/ Trump “heq dorë” nga Irani: Nuk është më prioritet
12/11 23:19
Top Channel/ Sulm me armë në SHBA, një i vdekur e katër të plagosur
12/11 23:13
Top Channel/ Putin kërcënon me luftë të re: Trupat e huaja në Ukrainë, objektiv ushtarak
12/11 20:10
Top Channel/ ‘Tërmet’ te Nvidia! Pas 33 vites dorëhiqet shefi, që u lidh me spiunen kineze
12/11 19:58
Top News – Italia në kaos, alarm në 2 mijë shkolla / Kërcënime për bomba, evakuim vetëm me prova
12/11 15:26
Top News – Toka ka një mini-Hënë të re / Do mbetet në orbitë deri në dhjetor, 2 metra e gjerë
12/11 15:08
Top Channel/Siguria mbledh liderët botërorë, Macron për bombat: “Herët për të identifikuar autorët”!
12/11 15:06
Top News – Panik në shina, ndalen trenat Eurostar / Kërcënimi për bombë shkakton vonesa
12/11 13:22
Top News – Vendet nordike duan NATO-n e tyre / Punojnë për një marrëveshje të përbashkët mbrojtëse
12/11 13:21
Top News – Njerëzit e Trumpit zbresin në Rusi / Witkoff dhe Kushner, bisedime me Putinin në Kremlin
12/11 13:19
Top Channel/ Skandali rrëzon zv.ministrin grek, dorëhiqet Tsavdaridis, dyshohet se ndërhyri për…
12/11 12:30
Top Channel/ Të dërguarit e Trump mbërrijnë në Moskë: Witkoff dhe Kushner, takim me Putin!
12/11 12:23
Top News – ‘Përparim’ por ende jo paqe…Bisedimet Rusi-Ukrainë-SHBA përfundojnë në Abu Dabi
12/11 12:19
Top Channel/ Spanjollët në grevë për çmimet e banesave: “Do paralizojmë krejtësisht ekonominë”!
12/11 12:08
Top Channel/ Nuk pyet për eprorin, ushtari qorton Pete Hegseth: “Këtu, qetësi dhe respekt”!
12/11 11:59
Top News – Shembet ndërtesa në Nju Jork / Kërkohen të mbijetuar nën rrënoja, të paktën dy viktima
12/11 11:57
Top News – Rrëzohen raketa mbi Mekë / Huthit sulmojnë Arabinë Saudite, përshkallëzohet lufta
12/11 11:54
Top News – Stuhia shkakton kaos në Evropë / Po vjen drejt nesh, rrugët kthehen në lumenj të tërbuar
12/11 11:51
Top Channel/ Netanyahu i jep urdhër ushtrisë: Përgatituni për të sulmuar Iranin!
12/11 11:20