Top Channel/ Rusia “izolon” kufijtë. Putin bën ligj të ri për të ndalur ikjen e burrave nga vendi
11/04/2023 23:25

Ligjvënësit rusë avancuan të martën një projekt-ligj për të krijuar një sistem dixhital të njoftimit të rekrutimit, i cili mund t'i ndalojë burrat të largohen nga Rusia, ndërsa lufta e Moskës në Ukrainë hyn në vitin e dytë. Vitin e kaluar, urdhri i presidentit Vladimir Putin për të thirrur qindra mijëra burra për të rritur forcat e rregullta në Ukrainë, nisi një eksod, me dhjetëra mijëra që nxituan të largoheshin nga vendi. Legjislacioni i ri që u miratua në leximin e dytë dhe të tretë të martën do ta bëjë shmangien nga drafti dhe ikjen shumë më të vështirë, thonë vëzhguesit. Edhe disa ligjvënës miqësorë të Kremlinit u ankuan se legjislacioni u nxitua dhe u miratua "nën një vello fshehtwsie". Aktualisht draft njoftimet duhet të dorëzohen personalisht dhe shumë burra rusë kanë arritur t'i shmangen njoftimeve duke refuzuar të marrin urdhrat e tyre të regjistrimit dhe duke ikur. Me ligjin e ri një të rekrutuari tani mund t’i ndalohet të udhëtojë jashtë vendit dhe do të duhet të raportojë në një zyrë regjistrimi pasi të merren letrat e thirrjes elektronike. Ndryshimet e propozuara vijnë muaj pasi Putin urdhëroi në shtator një thirrje ushtarake "të pjesshme" për të rritur trupat e rregullta që luftojnë në Ukrainë, në atë që është bërë mobilizimi i parë ushtarak në Rusi që nga Lufta e Dytë Botërore. Projektligji duhet të mbështetet nga senatorët dhe të nënshkruhet nga Putin për t'u bërë ligj. Pamjet: AFP

Top Channel/ Dëshmon Hillary Clinton: Epstein, njeri i tmerrshëm
26/02 23:08
Top News- Afganistani nis sulmin “hakmarrës” ndaj Pakistanit, bombardon pozicionet e ushtrisë
26/02 23:00
Top Channel/ Skandali i përgjimeve në Greqi, dënohen 4 persona me 126 vite burg
26/02 21:59
Top Channel/ Presioni i Trump, zbutet Irani! Negociata në bisedime në Gjenevë
26/02 19:54
Top News – Armë bërthamore në Ukrainë…Franca ‘shpërthen’ kundër Rusisë: Dezinformime
26/02 18:13
Top News – Polonia në alarm, ngre avionët luftarakë / Raketat e Rusisë shumë pranë kufirit
26/02 16:21
Top News – Merz mbetet me gojën hapur…Robotët humanoidë e presin në Kinë, kërcim dhe boks
26/02 16:14
Top News – Aktorja që lufton të rimarrë fytyrën / AFP, reportazh për ‘Diellën’ dhe Anila Bishën
26/02 13:24
Top Channel/ Hetuan Trumpin, shkarkohen 10 agjentë të FBI-së: Punuan me “akuzuesin” e Thacit!
26/02 12:19
Top Channel/ Trump ndërhyn në Francë? “MAGA kërkoi informacione për Marine Le Pen”!
26/02 11:53
Top News – CIA, fushatë rekrutimi në Iran / Kërkohen spiunë ndërsa Trump kërcënon me luftë
26/02 11:52
Top Channel/ Ushtria gjermane blen dronë kamikazë: OK në Bundestag, forcohet krahu lindor i NATO-s!
26/02 11:52
Top News – Premton më shumë armë bërthamore / Kim Jong un mbyll kongresin me një paradë ushtarake
26/02 11:40
Top News – ‘Sulmohet’ Kuba, motoskaf nga Florida / Vriten katër ‘diversantë’, plagosen 6 të tjerë
26/02 11:33
Top News – Traktati bërthamor ra, Rusia ‘pa frena’ / Përdori raketën ‘e ndaluar’, Ukraina jep prova
26/02 11:24
Top News – Zelenski kërkon Putinin në tryezë / Bisedon me Trumpin para negociatave në Gjenevë
26/02 11:21
Top News – Ku jeton Inteligjenca Artificiale ? / Bumi i qendrave të të dhënave në Azinë Juglindore
26/02 11:17
Top News- Konflikti SHBA-Iran, çfarë do të bëjë Erdogan? A do hyjë në luftë?
25/02 23:06
Top News- Sulmi në Iran gati, bishat F-22 ulen në bazën ajrore në Izrael
25/02 23:05
Top News- ‘Frika është kudo’, qyteti meksikan shndërrohet në zonë lufte nga kartelet e drogës
25/02 22:39
DIGITALB DIGITALB