Top Channel/ Rusia godet trenin ukrainas afër Polonisë, evakuohet treni ku udhëtonte Boris Johanson
13/09/2026 23:03

Një dron rus ka goditur një tren pranë kufirit Ukrainë-Poloni, pak pasi ish-kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Boris Johnson, dhe zyrtarë të lartë evropianë të sigurisë kishin kaluar aty me një tjetër tren. Po ashtu raportohet se në të njëjtin tren me Johanson udhëtonte edhe ish-kryeministri suedez Carl Bildt. Droni goditi lokomotivën e trenit, por fatmirësisht pa shktuar viktima. Të gjithë pasagjerët u evakuuan, sipas autoriteteve ukrainase. Rusia tha se kishte goditur “infrastrukturën hekurudhore” në Ukrainën perëndimore, por kompania shtetërore hekurudhore e Ukrainës tha se “ka shumë mundësi që objektivi i këtij droni të ketë qenë treni me diplomatë”. Autoriteti hekurudhor ukrainas konfirmoi po ashtu lëvizjen me një tjetër tren në zonë të ish-shefit të CIA-s, David Petraeus. “Nuk e di se çfarë logjike e shtrembëruar e shtyu Putinin të hidhte në erë një lokomotivë ukrainase të palëvizshme në kufirin polak këtë mëngjes.”, komentoi Boris Johanson në një status në X, duke shtuar se ky është një nga shumë sulme të pakuptimta që ukrainasit po durojnë çdo ditë, madje edhe në hekurudhat civile" dhe u bëri thirrje aleatëve të Kievit që t'u sigurojnë urgjentisht ukrainasve "mbrojtjen ajrore që u nevojitet". Ukraina u ka bërë thirrje të përsëritura aleatëve të saj - veçanërisht SHBA-së që të sigurojnë më shumë raketa interceptore për t'u mbrojtur nga sulmet e përditshme ruse që përdorin gjithnjë e më shumë raketa balistike me lëvizje të shpejtë dhe dronë me helikë reaktive. Sulmet me dronë rusë 2 kilometra larg kufirit polak, përfshirë edhe në një tren që shkonte për në Varshavë, janë një "përshkallëzim" i luftës nga Moska, tha në Kiev ministri i jashtëm polak Radoslaë Sikorski, duke bërë thirrje për "dyfishimin" e mbështetjes për Ukrainën.

Top News – ‘S’ka paqe pa një atdhe për palestinezët’/ Mbreti jordanez: Ambiciet e Izraelit, kërcënim
02/11 16:16
Top Channel/ Protestat e dhunshme në Paris po forcojnë besimit tek e djathta ekstreme në Francë
02/11 15:50
Top Channel/ Spanjë, kapet kokainë “shqiptare”. Si u zbuluan rastësisht 10 ton drogë
02/11 15:39
Top News – Ushtarët e plagosur shpëtohen nga qielli / Ukraina nis përdorimin e dronëve për evakuime
02/11 15:10
Top News – Frigoriferët nën sulm në Evropë / Temperatura 50 gradë celcius, hakerohen supermarketet
02/11 15:09
Top News – ‘Trump, armë bërthamore mbi Iran’ / Paralajmërimi: Do të sulmojë brenda pak ditësh
02/11 15:05
Top News – Rusia shfrytëzon armëpushimin… / ‘Forcoi pozicionet’, kthehet lufta në Oleshky
02/11 14:27
Top News – Kryeministri i Belgjikës jep dorëheqjen / Negociata gjatë gjithë natës, dështon buxheti
02/11 14:18
Top News – Bie nga 8 mijë metra lartësi në 60 sek / Avioni shpërthen në një lëmsh zjarri, 9 viktima
02/11 14:04
Top News –‘Evropë, rritja më e madhe e çmimit të biletave në histori’, Ryanair në krizë, ngrin pagat
02/11 14:02
Top News – Francë, nxënësit ‘kthehen’ në shkolla / Protesta të kufizuara pas mbarimit të pushimeve
02/11 14:02
Top News – I hodhën policit ‘bombë benzine’ e mori flakë / ‘Tentativë vrasje’, nis hetimi në Francë
02/11 13:50
Top Channel/ Serbi, arrestohet shefi i policisë: Besnik i Vuçiç, studentët e akuzuan për dhunë!
02/11 12:19
Top Channel/ Vendet e Gjirit po armatosen: Frikë për një “ringjallje” të konfliktit SHBA-Iran!
02/11 11:53
Top Channel/ Do bashkohen me opozitën? The Guardian: “Partitë arabe mund të rrëzojnë Netanyahun”!
02/11 11:52
Top Channel/ Zgjedhjet e mesmandatit, sondazhet “ndëshkojnë” Trump? Mund të humbasë Kongresin!
02/11 11:52
Top Channel/ 450 mln paundë në vit për studentët europianë: Londra kërkon qasje në “Made in Europe”!
02/11 11:51
Top Channel/FBI konfirmon: 6 mld kriptomonedha i vodhi Koreja e Veriut, po i pastrojnë me Ethereum!
02/11 11:50
Top News – Gjiri Persik armatoset rëndë / Frikë nga rindezja e luftës mes SHBA-së e Iranit
02/11 11:43
Top News – ‘Mund të na duhet ta godasim fort!’ / Trump kërcënon Iranin me sulme ajrore
02/11 11:42