Një armëpushim i përkohshëm mes Rusisë dhe Ukrainës për Pashkët Ortodokse nisi prej mesditës së 11 prillit, teksa përpjekjet diplomatike amerikane për t’i dhënë fund luftës kanë ngecur. Kremlini njoftoi se ka urdhëruar një armëpushim të përkohshëm deri të dielën, pra një armëpushim 32-orësh. Ministri rus i Mbrojtjes dhe shefi i ushtrisë janë udhëzuar të “ndalojnë armiqësitë në të gjitha drejtimet gjatë kësaj periudhe”, tha Kremlini. Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha se Kievi “ka deklaruar vazhdimisht” se është i gatshëm për një armëpushim gjatë Pashkëve dhe është i gatshëm të përgjigjet në mënyrë reciproke. Armëpushimi i përkohshëm erdhi teksa bisedimet e udhëhequra nga SHBA për t’i dhënë fund konfliktit katërvjeçar janë penguar nga lufta në Lindjen e Mesme. Të dy palët kishin respektuar po ashtu një armëpushim për Pashkët Ortodokse vitin e kaluar. Autoritetet në qytetin e Odesës në jug të Ukrainë njoftuan të shtunën se dy persona u vranë dhe dy të tjerë u plagosën nga sulmet ruse, vetëm disa orë para se të hyjë në fuqi armëpushimi.