Zyrtarët rusë, ukrainas dhe amerikanë do të takohen në Gjenevë, Zvicër, javën e ardhshme për një raund të tretë bisedimesh trepalëshe që synojnë përfundimin e luftës. Lajmin e konfirmoi zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, i cili citohet nga Reuters të ketë poahuar përpara gazetarëve se delegacionet do të përballen të martën dhe të mërkurën.