Top Channel/ Rusi-Ukrainë, sulme me qindra dronë! Raportohet për viktima e shkatërrime
20/07/2026 23:01

Ukraina sulmoi me dronë një depo nafte dhe objekte logjistike në Moskë, duke plagosur dhjetëra persona, ndërsa shtëllungat e mëdha të tymit mbuluan kryeqytetin rus. Kievi u zotua se do të përgjigjet ndaj sulmeve vdekjeprurëse ruse që vranë disa persona. Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, konfirmoi sulmet në Moskë, duke shtuar se janë goditur gjithashtu dy cisterna nga “flota në hije” e Rusisë dhe katër anije mallrash, teksa Ukraina lëshoi qindra dronë. Sulmet u kryen pasi një raketë ruse goditi një anije që transportonte misër pranë portit ukrainas të Odesës, kur u vranë dhjetë persona. Marina ukrainase tha se anija Golden Leo, me ekuipazh nga India dhe Siria, u përfshi nga flakët pasi u godit nga tri raketa lundruese ruse më 19 korrik. Pas operacioneve të kërkim-shpëtimit të kryera gjatë natës nëntë anëtarë të ekuipazhit dhe një pilot detar u gjetën të vdekur, ndërsa tetë nga 17 anëtarët e ekuipazhit u shpëtuan. Menjëherë pas këtij sulmi, ushtria ukrainase njoftoi se kishte goditur shtatë anije ruse në Detin e Zi dhe Detin Azov, si dhe shtatë objekte energjetike në Krimenë e pushtuar nga Rusia. Ndërkaq, Forcat Ajrore ukrainase thanë më 20 korrik se edhe Rusia kishte kryer një sulm ndaj Ukrainës, duke përdorur dy raketa ajrore dhe 94 dronë sulmues.

Top Channel/ Krishtlindjet vijnë më herët/ Tregjet festive hapen në qytetet e para evropiane
06/11 23:34
Top Channel/ Arrestohet babai i dukeshës së Anglisë për pronografi me të mitur
06/11 23:25
Humbja në zgjehdje, Trump nis “spastrimet” në Shtëpinë e Bardhë
06/11 23:23
Top News- Raketa që fluturojnë me 6.100 km/orë, armët hipersonike gati të “tronditin” botën
06/11 23:00
Top Channel/ Motrat binjake rrëfejnë presionin seksual nga Hefner, skandali në rezidencën e Playboy
06/11 22:55
Top Channel/ Alarm në Europë, 27 avionë kërcënohen me bombë, ngrihen avionët luftarakë
06/11 22:43
Top Channel/ Tmerr në Kenia/ Urdhëroi 190 fëmijë të vdisnin nga uria, dënohet me 200 vite burg
06/11 22:36
Top News- E rëndë! Gjenden të vdekur në shtrat nëna dhe djali i saj 6-vjeçar…dyshimet e para
06/11 22:20
Top Channel/ Terrori me avionët në Europë, zbulohet grupi që mund të fshihet pas kërcënimeve
06/11 19:48
Top News – Ukraina do t’i mbijetojë dimrit… / ‘Putin do t’i shtyjë bisedimet deri në pranverë’
06/11 16:33
Top News – Këtë vit ‘u përvëluam’, por… / 2026, viti i dytë më i nxehtë në historinë e planetit
06/11 15:40
Top News – Musk njofton fundin e Cybertruck / ‘Bisha’ me kënde ia lë vendin ‘Cybercab’
06/11 15:35
Top News – 200 vite burg për vrasjen e 190 fëmijëve / Masakra më e rëndë në histori
06/11 15:27
Top News – Papa në turne pas kancerit… / Udhëtim në Amerikën Latine, ndalesa e parë Uruguai
06/11 15:08
Top Channel/ Nuk “shpëtuam”? BE: 2026, viti i dytë më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë!
06/11 14:54
Top Channel/Frikë në qiejt e Europës: Të tjera alarme për bombë, verifikohet burimi i kërcënimeve!
06/11 14:40
Top News – Uji ‘rrëmben’ makinën me njerëz brenda / Përmbytje të frikshme, të paktën dy viktima
06/11 13:37
Top News – Ushtri hakerash e klasit botëror / Arma sekrete e Koresë së Veriut që rrëzoi Binance
06/11 13:19
Top News – Zyra Ovale, monument kombëtar / Trump firmos urdhërin-askush s’mund ta prekë
06/11 12:56
Top News – Hegseth dhe Rubio nuk largohen! U fajësuan për humbjen e zgjedhjeve, ndërhyn Trump
06/11 12:55