Top Channel/ Rusi-Ukrainë, pakt për naftën? Presioni i Trump zbut Zelenskyn
14/09/2026 23:08

Pak orë pasi Donald Trump kritikoi Ukrainën për sulmet ndaj sistemeve të energjisë në Rusi dhe veçanërisht ndaj impianteve të naftës, reagoi Zelensky duke thënë se është gati ta pranojë propozimin e Trump. Më herët presidenti amerikan kishte deklaruar se "Problemi me Ukrainën dhe Rusinë është se një pjesë e madhe e naftës vjen nga Moska, dhe kjo sipas tij është ajo që po shkakton një rritje të madhe të importeve, për shkak se fabrikat ruse po goditen nga Ukraina”. Ai shtoi se “I kishte kërkuar Presidentit Zelensky të mos godasë fabrikat dhe rafineritë e naftës ". Nga ana tjetër presidenti i Ukrainës shprehu dyshime nëse Kremlini do ta respektonte kërkesën e Trump, por u kujdes të saktësonte se "Nëse partnerët amerikanë arrijnë të sigurojnë një gatishmëri të vërtetë nga Rusia për të ndaluar këtë luftë shkatërrimi jetësh, atëherë Ukraina do të ndërmarrë hapat e saj për deeskalimin e situatës dhe për t’I dhënë fund sulmeve mbi infrastrukturën energjetike." Nga Moska nuk pati asnjë reagim zyrtar, ndërsa mediat ndërkombëtare raportonin se Putin ishte ende i pavendosur për të pranuar një marrëveshje mbi ndalimin e sulmeve në sistemin energjetik.

Top Channel/ Luftë frontale në Jemen. Huthit sulmojnë aeroportin e Adenit, qeveria ofensivë
07/10 15:17
Top Channel/ Rubio në Athinë për sigurinë. Diskutime për mbrojtjen, energjinë e investimet amerikane
07/10 15:15
Top News – Turqia në luftë kundër Huthive / Operatorë dronësh dhe inteligjencë për Arabinë Saudite
07/10 15:05
Top News – Fluks parash dhe dokumente sekrete / Super-spiuni gjerman që bënte lojë të dyfishtë
07/10 15:03
Top News – Franca ndalon granatat trullosëse / Adoleshenti humbi krahun gjatë protestave në shkolla
07/10 15:02
Top News – Rusia e mori mesazhin e Francës / Macron testoi raketën bërthamore, reagon Kremlini
07/10 14:53
Top Channel/ E rrallë në Francë: Kryebashkiaku mbron protestuesit me trup përballë policisë!
07/10 14:06
Top News – Zgjidhën misterin kimik shekullor / Nobeli i kimisë, fitues Henri Kagan dhe Kenso Soai
07/10 14:02
Top News – Si agon dielli në ‘një botë tjetër’…Roveri i NASA-s sjell imazhin mbresëlënës nga Marsi
07/10 13:58
Top News – Jaguar sjell makinën e re elektrike / ‘Revolucion’, por opinioni publik është i ndarë
07/10 13:48
Top News – Kim Jong un letër ‘dashurie’ Putinit / ‘Gëzuar ditëlindjen miku im i shtrenjtë’
07/10 13:48
Top News – Murtaja, SHBA paralajmërim urgjent / Një viktimë e dytë në Rusi, alarmohet edhe OBSH
07/10 13:29
Top News – Makth pa fund, izraelitët nën shok, 3 vite nga sulmi i Hamasit që ndezi ofensivën në Gaza
07/10 13:13
Top Channel/ Organet e brendshme shkatërrohen brenda 24 orësh: SHBA, “llogari” Rusisë për murtajën!
07/10 12:09
Top News – Jo alkool për trupat amerikane / Marinsi akuzohet për vrasje, baza në ‘shtetrrethim’
07/10 12:01
Top News – ‘Qytetërimi perëndimor po bie…!’ Rubio mbërrin në Greqi, pritet me protesta
07/10 11:57
Top News – Putin rëndon dorën mbi Ukrainë / Ferri mbi Tokë! Sulm ‘i neveritshëm’ me raketa e dronë
07/10 11:56
Top News – Gjermanët refuzojnë Bundeswehrin / Shërbimi ushtarak nuk preferohet, rriten kundërshtimet
07/10 11:53
Top Channel/ Gjermanët refuzojnë shërbimin ushtarak: “Është përkeqësuar situata e sigurisë”!
07/10 11:42
Top Channel/ Izraeli përkujton sulmin e 7 tetorit 2023: Vendi mbetet në gjendje post-traumatike!
07/10 11:41