Top Channel/ Rusi sulmon supermarketin në Kiev. Agresori ekzekutoi 6 persona. U vra nga policia
19/04/2026 01:38

Të paktën gjashtë persona u vranë në kryeqytetit ukrainas, Kiev, dhe disa të tjerë u plagosën, pasi një person hapi zjarr dhe qëlloi njerëzit në rrugë, ndërsa më pas mori pengje të tjerë në një supermarket. Ministri i Brendshëm ukrainas tha se agresori u qëllua për vdekje në supermarket, pas një shkëmbimi zjarri me policinë. Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha se 14 persona janë plagosur, përfshirë një djalë 12-vjeçar. Ai njoftoi se katër persona ishin vrarë në rrugë, ndërsa një grua, që mendohet të jetë rreth 30 vjeç, vdiq më vonë në spital. Sulmuesi vrau gjithashtu një peng brenda marketit. Forcat e sigurisë tentuan për rreth 40 minua të negocionin me sulmuesin, i cili nuk pranoi të dorëzohej, duke u qëlluar për vdekje. "Ne u përpoqëm ta bindnim, për të ndaluar gjakderdhjen. Por ai nuk u përgjigj, kështu që u dha urdhri për ta eliminuar, veçanërisht pasi vrau një nga pengjet”, thanë autoritetet e sigurisë. Hetuesit ukrainas po shqyrtojnë nëse sulmi terrorist në Kiev është drejtuar nga Moska, pasi Prokurori i përgjithshëm i Ukrainës e identifikoi autorin e sulmit si një burrë 58-vjeçar nga kryeqyteti rus, dhe tha se ai kishte përdorur një armë automatike për të kryer të shtënat fatale. Zelensky tha se autori i sulmit kishte jetuar në rajonin lindor të Donetskut - i cili është kryesisht nën pushtimin rus. Ai tha gjithashtu se burri i kishte vënë flakën apartamentit të tij përpara se të largohej për të filluar të shtënat.

Top News – Shpërthejnë përleshjet në Francë / Ndërhyn policia në Lion, protesta në gjithë vendin
05/11 15:27
Top News – Hegseth bëhet ‘kokë turku’ / ‘Fajtor’ për humbjen e republikanëve në zgjedhje
05/11 15:21
Top News – Fundi i qeverisë Netanyahu…!!! Rivali pranë mandatit për krijimin e kabinetit të ri
05/11 15:20
Top News – Pezullohet dëbimi i afganëve / Gjykata amerikane ‘mgrin’ planin: U rrezikohet jeta
05/11 15:07
Top News – Erdogan ‘do ndalë’ luftën Rusi-Ukrainë / Do flasë me Putinin pas takimit me Zelenskin
05/11 13:51
Top News- Refuzoi të vendoste ananas në picë! Pushohet nga puna kuzhinieri italian: Është një fyerje
05/11 13:43
Top News – Koreja e Veriut ‘i kthehet’ BE-së / ‘Shihni punën tuaj! I keni sheshet plot protestues’
05/11 13:20
Top News – Panik në qiejt mbi Evropë / Avionët ulen në Francë, Bullgari dhe Belgjikë
05/11 13:16
Top News – ‘Topa zjarri’ mbushin qiellin / Shiu i meteorëve në kulmin e tij, ofron spektakël
05/11 13:15
Top Channel/Humbja në zgjedhjet e mesmandatit, iranianët djegin posterin e Trump: “Vdekje Amerikës”!
05/11 12:45
Top Channel/ Google kufizon AI në shkolla. Inteligjenca artificiale çaktivizohet për nxënësit
05/11 12:17
Top Channel/ Macron “zbutet” me Kosovën: Presidenca e re, shpresë për rrugën drejt BE-së!
05/11 12:05
Top Channel/ Izrael, presidenti konsultime për krijimin e qeverisë: Zgjidhje pa zgjedhje të reja!
05/11 12:04
Top Channel/ Hungaria hap dosjet e spiunëve 36 vjet pas diktaturës:”Nuk është kurrë vonë”!
05/11 11:59
Top Channel/ Mesmandati, kaos në Shtëpinë e Bardhë! JD Vance: “U mundëm prej luftës së Iranit”!
05/11 11:58
Top News – ‘Nxehet’ gara për 2028-ën në SHBA / Pas tronditjes në zgjedhjet e mesit të mandatit
05/11 11:48
Top News – Franca përballë trazirave të reja / Macron përpiqet të ndalë përsëritjen e dhunës
05/11 11:47
Top News – Panik në avionin drejt Romës / Ulet në bazën ushtarake franceze, alarm për bombë
05/11 11:46
Top News – Demokratët ‘i vënë frena’ Trumpit / Dy vite bllokuese në Uashington, presidenti sfidues
05/11 11:46
Top News – Rusia, ‘luftë’ në hapësirë / ‘Provon’ sulm ndaj një sateliti perëndimor
05/11 11:42