Ky zhvillim vjen në kohën kur zbulimi amerikan paralajmëroi se Rusia po përgatitet për një luftë të gjatë. Konflikti i saj tre mujor në vendin fqinj ndodhet “në një lloj ngecjeje”, ku nuk po fiton as njëra palë, as tjetra tha gjeneral-lejtnanti Scott Berrier, kreu i Agjencisë së Zbulimit Ushtarak, para Komisionit të Senatit për Forcat e Armatosura, i cili shtoi se deri më tani, 8 deri 10 gjeneralë rusë janë vrarë në luftën e përgjakshme. Gjatë së njëjtës seancë në Senat, edhe Drejtoresha e Agjencisë së Zbulimit Kombëtar Avril Haines tha se një fitore e Rusisë në rajonin e Donbasit, që shtrihet në pjesën lindore të Ukrainës, mund të mos i japë fund luftës.