Një video e bërë virale në internet, e cila tregonte ekzekutimin e një ushtari të paarmatosur ukrainas nga trupat e Moskës, u kthye në këmbanën e alarmit për Kievin. Rusët po vrasin robërit e luftës, thonë autoritetet ukrainase, të cilat kërkojnë hetime të menjëhershme për këtë shkelje flagrante të konventave ndërkombëtare.