Top Channel/ Rusët po braktisin Putinin! Pas luftës, po i drejtohen Finlandës
05/03/2022 22:36

Në Vaalimaa, pika kufitare e Finlandës me Rusinë - 120 milje në lindje të Helsinkit - autobusë dhe makina të shumta ndalohen për kontrolle pasaportash dhe doganore. Por këta nuk janë ukrainas, janë rusë, dhe megjithëse fluksi nuk është i madh, ai është konstant. Njerëzit tashmë janë në ankth dhe po kërkojnë të largohen nga Rusia, sepse ka pasur zëra të vazhdueshme se qeveria e Presidentit Vladimir Putin së shpejti mund të vendosë ligjin ushtarak për t'u marrë me demonstratat kundër pushtimit të Ukrainës. Me ndalimin e fluturimeve për në Evropë, e vetmja rrugëdalje nga vendi është me makinë - duke kaluar këtë kufi - ose me tren. Megjithatë presidenti Putin nga ana tjetër e ka mohuar vendosjen e ligjit ushtarak: “Ligji ushtarak duhet të vendoset vetëm sipas ligjit, me urdhër të presidentit dhe të konfirmohet nga Këshilli i Federatës, në rastet kur ka agresion të jashtëm – duke përfshirë ato zona ku po zhvillohen luftime – nuk po e përjetojmë këtë për momentin dhe shpresoj se kështu do të vazhdojë të jetë”. Sasia e parave nga ana tjetër që mund të sjellin pasagjerët që largohen nga Rusia është e kufizuar. Rubla është në një gjendje kolapsi; pasi ekonomia ruse kërcënohet nga sanksionet dhe tërheqja e shumë kompanive të mëdha perëndimore.. A do t'i bëjnë sanksionet kundër rusëve të pasur të kthehen kundër Presidentit Putin? Sigurisht që nuk është e pamundur, por nuk ka gjasa ta detyrojë atë të ndalojë luftën kundër Ukrainës.

Top Channel/ Rusia: NATO të kthehet si para ‘97! NYT zbardh prapaskenat në Abu Dhabi
14/11 23:01
Top Channel/ Shifrat tronditëse! Mbi 22 milionë të prekur nga sulmi kibernetik në Francë
14/11 22:55
Top Channel/ SHBA, kabllot dogjën mijëra fluturime! Zbulohet çfarë e shkaktoi kaosin ajror
14/11 19:54
Top News – ‘CIA gjermane’. Berlini u jep shërbimeve sekrete kompetenca për sabotime
14/11 15:41
Top Channel/ Mbi 17 milionë euro të groposura në pyje, goditet rrethi i ngushtë i Viktor Orban!
14/11 15:20
Top News – SHBA kushte Ukrainës. ‘Lëshoni Donbasin në këmbim të anëtarësimit në NATO’
14/11 15:17
Top Channel/ Raketa e Elon Musk arrin orbitën, por përshpejtuesi shpërthen në Gjirin e Meksikës
14/11 12:56
Top Channel/ Valë e re protestash në Francë, Jelekët e Verdhë rikthehen në rrugë
14/11 12:56
Top Channel/“CIA 2”? Gjermania zgjeron veprimin e shërbimeve sekrete jashtë vendit!
14/11 12:14
Top Channel/ “Lëshoni Donbasin për një vend në NATO”: Zelensky tregon propozimin shokues të SHBA!
14/11 12:02
Top News – SpaceX përfundon me sukses testin, hedh 26 satelitë në orbitë, por shpërthen më pas
14/11 11:48
Top Channel/ Mrekulli në Misisipi: Trageti përplaset me anijen, shpëtohen që të gjithë pasagjerët!
14/11 11:47
Top News – Përmbytet anija në Misisipi. Momente tmerri, shpëtojnë mrekullisht 130 turistë
14/11 11:43
Top Channel/ SHBA, anullohen mijëra fluturime: Problem në sistemin e kontrollit ajror!
14/11 11:31
Top News – 18 milionë euro të fshehura nëpër pyje, hetimi ndaj ish ministrit të Viktor Orban
14/11 11:22
Top News – Trump, Putin dhe Xi Jinping takim trepalësh në Kinë për armët bërthamore
14/11 10:40
Top News – SHBA në ‘black out’. Pezullohen fluturimet në gjithë vendin, kaos për udhëtarët
14/11 10:39
Top Channel/ SHBA në kaos si në sulmet e 11 shtatorit! Pezullohen të gjitha fluturimet!
13/11 23:21
Top Channel/ Reforma e shekullit! Gjermania fuqizon shërbimin sekret kundër spiunazhit rus
13/11 23:08
Top Channel/ Trump bleu aksione të Nvidia, para heqjes së kufizimeve për Kinën
13/11 23:04