Prej disa javësh, Policia e Shtetit ka shtuar masat e sigurisë në Ambasadën e Rusisë në Tiranë, pas kërkesës së kësaj të fundit. Më 26 maj, Ambasada e Rusisë në Tiranë i është dërguar me një shkresë Policisë së Shtetit ku i kërkon mbrojtje pasi ndihen të pasigurt pas kërcënimeve të njëpasnjëshme që iu vijnë në llogarinë e tyre në “Facebook”.