Ish i dërguari i Shteteve të Bashkuara për dialogun Prishtinë-Beograd, Richard Grenell i është kthyer ashpër kryeministrit të Kosovës Albin Kurti pas lëvizjes së tij të fundit. Qeveria e Kosovës e modifikoi, por në thelb nuk e ndryshoi vendimin për targat, e për këtë Grenell, pati një koment mjaft të hidhur në Twitter. “Rusët duhet të jenë shumë të kënaqur me Albin Kurtin tani”, ka shkruar ish zyrtari i adminitratës Trump.