Top Channel/ Rumunët sulmojnë parlamentin në protesta kundër pasaportës së vaksinimit në punë
21/12/2021 22:50

Disa mijëra rumunë protestuan sot para parlamentit kundër propozimit të politikanëve për pasaportën e detyrueshme të vaksinimit në vendin e punës. Protestuesit shtynë prapa forcat e sigurisë duke hyrë në oborrin e parlamentit pas propozimit të koalicionit qeveritar për çertifikatë të detyrueshme për të gjithë punonjësit. Qeveria thotë se masa nevojitet për të shtuar vaksinimet por protestat janë ashpërsuar në një prej vendeve më të pavaksinuara të Bashkimit Evropian. Policia tha se në protestën e sotme e cila zgjati më shumë se dy orë, nuk u bënë arrestime. "Ishte një protestë e nevojshme por e pamjaftueshme, duhet të kishin ardhur shumë më tepër njerëz", tha rrjetin AFP ish-minatori Adrian Vrabiescu. Vrabiescu tha se kishte ardhur nga jashtë qytetit për të marrë pjesë në protestë. "Kam ardhur këtu sepse pasaporta shëndetësore do të çojë në vaksinimin e detyruar," tha 50-vjeçarja Domita, me flamurin rumun në dorë dhe një kryq të madh në qafë. "Kam frikë se ata brenda parlamentit nuk e morën mirë mesazhin sot, por ne do të dalin në rruge përsëri”, shtoi ajo.

Top Channel/ Trump “fton” Putin në SHBA/ Presidenti amerikan: Mund të shohë botërorin
22/08 23:08
Top Channel/ Gaza në krizë urie/ Autoriteti për krizat ushqimore ngre alarmin
22/08 23:07
Top News- Autobusi me 52 vetë bie në humnerë/ Tragjedi rrugore pranë Ujëvarës Niagara
22/08 22:33
Top News- Kanadaja “frikësohet” nga Trump, hapa pas…gati të heq tarifat hakmarrëse
22/08 22:32
Top Channel/ Gjermani, birra në krizë/ Rënia më e madhe e shitjeve në 30 vite
22/08 22:21
Top Channel/Hedhja në erë e “Nord Stream”, kush është ish-spiuni që drejtoi zhytësit në gazsjellës
22/08 21:56
Top Channel/Dokumenti/Pas sulmeve ndaj Serbisë, Clinton ishte gati ta pranonte Rusinë në NATO
22/08 21:49
Top News- Zelensky e Putin si vaji me uthullën…“Rusia nuk do paqe”, akuzon Ukraina
22/08 21:20
Top News- FBI bastis shtëpinë e ish-këshilltarit të Trump, aksioni pas akuzave të presidentit
22/08 20:45
Top News- “Fëmija im nuk di çfarë shije kanë frutat”, zi buke në Gaza…mjerim e skëterrë
22/08 19:50
Top Channel/Marrëveshja Ukrainë-Rusi, kryediplomatja e BE:Kurth i Putinit, do marrë e s’do japë gjë!
22/08 19:30
Top Channel/ “Putin-Zelensky si vaji me uthull”. Trump: Nuk dua të jem në takimin e tyre
22/08 19:12
Top Channel/ SHBA rishikon 55 milion viza. Do të monitorohen edhe rrjetet sociale
22/08 19:08
Top Channel/ E bujshme! Zbulohet baza ushtarake sekrete, kërcënim për Azinë Lindore dhe SHBA-në
22/08 16:42
Top News – Kartelet nisin luftën me shtetin / Dron mbi helikopterin e policisë, të paktën 18 viktima
22/08 15:07
Top News – Tajvani përgatitet për pushtimin kinez /‘Në stilin e NATO-s’, rrit shpenzimet e mbrojtjes
22/08 15:05
Top News – Trump, shpërndarësh picash / Takon trupat e Gardës Kombëtare në Washington DC
22/08 15:02
Top News – Putin, avion spiun pranë SHBA-së / Ngrihen F-16 për ta kapur, Norad në alarm
22/08 14:58
Top News – Nxehtësi ekstreme në vendin e punës / OBSH paralajmëron për rreziqet: Mbrojtje më e mirë
22/08 14:15
Top News – Shpallet uria në Gaza e rreth saj / Zia e bukës mbërthen territorin, krim lufte
22/08 14:02