Top Channel/ Rumania, zgjedhjet presidenciale: Fiton raundin e parë vetëm me video në TikTok!
26/11/2024 12:26

Calin Georgescu shkaktoi një tërmet të vërtetë në Rumani: Kandidati pa parti, me ide të ekstremit të djathtë dhe pro-rus fitoi papritur raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale në këtë vend, pa një fushatë të mirëfilltë intensive por duke qenë i pranishëm thuajse vetëm në TikTok. "Befasi totale", "tronditje", "fund me atak kardiak": këto ishin disa nga komentet e analistëve të habitur në studiot televizive rumune teksa analizojnë rezultatet e zgjedhjeve presidenciale. Një fondamentalist i djathtë dhe i krishterë ortodoks, praktikisht i injoruar nga politikanët dhe mediat kryesore, i cili e admiron Putinin po aq sa legjionarët rumunë fashistë të periudhës mes luftërave, triumfoi në raundin e parë, dhe këtë askush nuk e kishte parashikuar, as sondazhet e konsideruara si më të saktat! Calin Georgescu, i lindur në vitin 1962, me profesion inxhinjer agronomie, i pavarur, por aktiv në skenën e ekstremit të djathtë të Rumanisë prej disa vitesh, mori rreth 23% të votave në presidencialet e së dielës. Ai nuk bëri fushatë të vërtetë elektorale, nuk kishte pas vetes një forcë politike apo organizatë dhe thuajse nuk ishte i pranishëm aspak në mediat tradicionale. Në vend të kësaj, javët e fundit tërhoqi vëmendjen para së gjithash me video në TikTok, të cilat janë shpërndarë qindra mijëra herë. Komentatorët rumunë u treguan të tronditur natën e zgjedhjeve. Politologu i Bukureshtit Cristian Pirvulescu deklaroi në kanalin televiziv Digi24 se rezultati i zgjedhjeve tregoi hendekun e madh midis klasës politike rumune dhe shoqërisë rumune, pasi një e treta e votuesve kishin votuar për "kandidatët kundër sistemit". Megjithatë, është e pasigurt nëse Georgescu do të fitojë raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale pas 14 ditësh: diskursi i tij është shumë ekstrem për shumicën e rumunëve dhe shumë votues mund të kenë votuar për të në raundin e parë thjesht në shenjë proteste dhe pa i njohur shumë nga pikëpamjet e tij.

Top Channel/ Rritet numri i aksidenteve, Instat: 6% më shumë se viti i kaluar
27/10 23:09
Top Channel/ Dita e 15-të e protestës e qetë dhe me pak pjesëmarrës, digjen kosha mbeturinash
27/10 23:06
Top Channel/ Zbulohet data, ja kur mund të mbahen zgjedhjet. Begaj nis konsultimet
27/10 23:04
Top Channel/ Të rinjtë përballë koshave të mbeturinave, digjet dhe një pemë në Tiranë
27/10 22:59
Top News- Vrau 22-vjeçaren shqiptare në Itali/ Dënohet me burgim të përjetshëm autori
27/10 21:30
Top News- Protestat nuk ndalen në Tiranë/ Studentët përsërisin kërkesën: Rama të iki!
27/10 21:24
Top Channel/ Protesta e 15 në bulevard, studentët shmangen incidentet
27/10 20:14
Top Channel/ Debati për të drejtat e autorit, “Acromax” dyshime për censurë, reagon ministria
27/10 20:03
Top Channel/ Debat mes socialistëve për imunitetin e Guvernatorit, miratohen ndryshimet në ligj
27/10 19:42
Top Channel/ Aksident në qendër të Elbasanit, përplasen dy automjete
27/10 19:18
Top News- “Grijeni sallatën tuaj të urrejtjes dhe padijes”, Rama reagon për Paketën e re Fiskale
27/10 19:15
Top Channel/ Protestuesit zhvendosen përpara Kryeministrisë, i vënë flakën një peme
27/10 18:42
Top News – SPAK çon për gjykim grupin Rraja. Trafikuan tonelata me lëndë narkotike në Europë
27/10 18:37
Top Channel/ Pasi hoqën pllakatën e Aleks Nikës, protestuesit tjetër mesazh: 21 janar ka çdo ditë
27/10 18:26
Top News – Bora e parë në Kukës/ Reshjet përfshijnë disa fshatra malorë
27/10 18:10
Top News – Kukësi ‘mbulohet’ me petkun e bardhë, shënohen reshjet e para të dëborës
27/10 17:49
Top Channel/ Bora mbulon zonat malore të Kukësit, temperaturat bien ndjeshëm
27/10 17:42
Top Channel/Berisha denoncon paketën e re fiskale:PD do ta anulojë, vendosim taksën e sheshtë 10%
27/10 17:05
Top News- Dita e 15-të e tubimit, protestuesit djegin koshat e mbeturinave
27/10 17:04
Top Channel/ Digjen koshat e plehrave te Ministria e Arsimit, marshojnë drejt kryeministrisë
27/10 16:52