Rumania mbetet një anëtare e qëndrueshme e Bashkimit Evropian dhe një aleat "i fortë dhe i sigurt" i NATO-s, deklaroi presidenti rumun Klaus Iohannis, duke folur pas anulimit të zgjedhjeve presidenciale nga Gjykata Kushtetuese. Iohannis, një politikan i bindur pro-BE-së deklaroi se do të vazhdojë të mbetet në këtë post deri në zgjedhjen e pasardhësit.