Top Channel/ Rubio vjen në Europë: Në fokusin e turneut, Rusia dhe Lindja e Mesme!
05/10/2026 16:52

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio nis sot një turne në Europë, gjatë të cilit do të vizitojë Islandën, Greqinë dhe Portugalinë. Turneu i shefit të diplomacisë amerikane që zgjat deri në 8 tetor, ka në fokus sigurinë, mbrojtjen, energjinë, bashkëpunimin ekonomik dhe teknologjinë. Ai vjen pikërisht në një kohë kur aleatët e NATO-s po përballen me shqetësime të shtuara lidhur me aktivitetin ushtarak të Rusisë, luftën në Ukrainë dhe pasigurinë që po rrethon situatën në Lindjen e Mesme. Në Rejkjavik, Rubio do të diskutojë për sigurinë në Arktik dhe Atlantikun e Veriut, mbrojtjen e infrastrukturës kritike dhe bashkëpunimin me NATO-n. Islanda, ndonëse nuk ka ushtri të përhershme, ka rëndësi strategjike për shkak të pozicionit të saj dhe bazës ajrore të Keflavikut. Në Athinë, më 6 dhe 7 tetor, kreu i DASH merr pjesë në Dialogun e Gjashtë Strategjik SHBA-Greqi, që më vëmendje do të sidomos sigurinë rajonale. Ndalesa e fundit do të jetë Lisbona, ku bisedimet do të përqendrohen në mbrojtje, zhvillim ekonomik dhe teknologji. Portugalia ka rëndësi strategjike për SHBA-në për shkak të pozitës së saj në Atlantik dhe bazës ajrore Lajes në Azore. Qëllimi kryesor i këtij rrugëtimi besohet të jetë forcimi i bashkëpunimit me tre aleatë të NATO-s në një periudhë të tensionuar për sigurinë euroatlantike.

Top News – Ambasdorja e BE takime në Kuvend/ Diskutime me Ballën për procesin e anëtarësimit në BE
28/10 21:53
Top News- Studentët në kërkim të mbështetjes/ Marshimi zhvendoset në korridoret e universiteteve
28/10 21:51
Top News- Republikanët letër Rubios për zyrtarët shqiptarë të korruptuar, kërkojnë masa urgjente
28/10 21:36
Top Channel/ Shtohen rastet me grip, ISHP: Qarkullojnë Covid dhe AH1N1
28/10 19:59
Top Channel/ Protesta, hyn në lojë antiterrori. Arrestohet një person dhe 17 të proceduar
28/10 19:54
Top Channel/ Shpëton syri i Erion Vishkullit, Ministria e Shëndetësisë: Operacioni kaloi me sukses
28/10 19:51
Top Channel/ Protesta e studentëve, për të tretën ditë radhazi shmangen incidentet
28/10 19:49
Top Channel/ Kufizim vizash zyrtarëve shqiptarë, dy kongresmenë amerikanë letër Rubios: Masa…
28/10 19:38
Top News – Apeli ‘siguron’ bojkotin e GJKKO. Avokatët mund të marrin pjesë pa rrezikuar licencën
28/10 18:00
Top Channel/ Protestohet në Kosovë pas vrasjes së Arlinda Zekajt, hidhen fishekzjarr drejt policisë
28/10 17:31
Top Channel/ “Urgjencë kombëtare”/ Pas vrasjes së Arlinda Zekajt, protestohet në Kosovë
28/10 16:33
Top News – Rama konfirmon paketën fiskale, por me tre ‘retushime’ të vogla për nivelin e tatimit
28/10 15:32
Top Channel/ Kroacia bllokon ushqimet shqiptare. Fiqtë e thatë me aflatoksina, specat me pesticide
28/10 15:29
Top News- ‘Rrëmbim dhe cenim të drejtash’. U zhvendos në burgun e Fierit, Veliaj: Transferim politik
28/10 15:27
Top Channel/ Veliaj transferohet në Fier. Kryebashkiaku kundërshton vendimin dhe kërkon sqarime
28/10 15:25
Top Channel/ OSBE: Ka mungesë dialogu. Tarran thirrje kundër dhunës: Të dëgjohet zëri i të rinjve
28/10 15:25
Top Channel/ Bizneset kundër taksave të reja. Kundër rritjes së tatimeve e uljes së pragut të TVSH
28/10 15:23
Top News – ‘Belinda Balluku mbi ligin’. Bardhi: SPAK të tregojë pse e shiti ligjin tek Edi Rama!
28/10 15:14
Top Channel/ Rama: Ushqimet e nafta me lirë. Ngushtohet hendeku mes të pasurve dhe kujt ka më pak
28/10 15:06
Top Channel/ “Pa drejtësi nuk ka Shqipëri” studentët marshojnë nëpër Tiranë, futen në disa fakultete
28/10 15:04