Pasi presidenti ukrainës Volodimir Zelensky refuzoi detajet kryesore të propozimit të SHBA, nuk vonoi reagimi i sekretarit amerikan të shtetit Marco Rubio. Kreu i diplomacisë amerikane njoftoi se nuk do të marrë pjesë në bisedimet e sotmte në Londër që synojnë të punohet drejt përfundimit të luftës së Rusisë në Ukrainë, e shkak për këtë u bënë pikërisht sinjalet nga Kievi se pala ukrainase do do të refuzonte një detaj kyç të propozimit të administratës Trump për t’i dhënë fund konfliktit trevjeçar.