Anila Stefani prej më shumë se 25 vitesh ka punuar si rrobaqepëse, por 15 vite më parë kuptoi që ajo ishte e zonja edhe si një artizane që qëndis me dorë rrobat popullorë të zonës së Myzeqesë. “Idenë për ndërtimin e këtyre kostumeve popullore me lindi nga një projekt mësimor që kishin vajzat në festat e nëntorit dhe ato të abetares. Dhe këtu lindi dëshira, në fillim imitim pastaj kaluam në origjinalitet.”– shprehet Anila Stefani.