Vetëm gjatë javës që lam pas, rrugorja e Tiranës ka vënë nën pranga 33 persona, ka pezulluar 249 leje drejtimi, si dhe janë vendosur mbi 6800 masa administrative. Në pranga u vunë 33 shoferë, konkretisht për drejtim mjeti në gjendje të dehur ose pa leje drejtimi, për largim nga vendi i aksidentit apo për drejtim mjeti në mënyrë të parregullt, me pasoja për jetën dhe shëndetin e përdoruesve të rrugës.