Reshjet e dendura të shiut i kanë kthyer rrugët e ish-Kënetës në Durrës në lumenj, duke e bërë të vështirë kalimin. Banorët shprehen se qeveria duhet të marrë masa dhe se nga përmbytjet janë shkatërruar çdo gjë. “Të marri masa qeveria se gjynah. Nuk i kemi çuar as kalamajtë në shkollë u përmbytën shtëpiat. Nuk kam asgjë në shtëpi, janë shkatërruar çdo gjë. Nuk ka ardhur asnjeri vetëm ju gazetarët”, u shpreh banorja.