Vendimi i Dhomave të Specializuara të Kosovës për ta shtyrë shpalljen e aktgjykimit në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së nga korriku ne 16 shtator ka nxitur reagime të shumta në Kosovë. Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së (OVL-UÇK) e cilësoi procesin gjyqësor në Hagë si politik, duke insistuar se zvarritja e vazhdueshme e procedurave po dëmton besimin në drejtësi.