Një rrugë në kryeqytet ka marrë emrin e Tomor Malasit, ish-kryetari i parë i Bashkisë së Tiranës në vitet 1991-’92 dhe një prej figurave të spikatura të PD-së pas 90-ës. “Në jetën e një qyteti ka njerëz që kthehen në simbol të kohës që përcakton ndryshimet e mëdha të historisë së një vendi. Tomor Malasi e pati këtë fat, të ishte simbol i kohës që po kalonte Shqipëria në fillim vitet ‘90”.