Për 20 nxënësit e shkollës 9 vjeçare të fshatit Domen, mësimi përfundoi dhe tani për shkak të terrenit të vështirë malor, duhet të nisen në këmbë për në shtëpi. Asra në klasën e 6-të dhe Asrin në të katërtën janë motër e vëlla dhe shtëpia e tyre ndodhet 1 orë e gjysmë larg.