Më shumë se një vit më parë në aksin rrugor Elbasan Peqin, pranë fshatit Pajovë një fëmijë gjeti vdekjen teksa u përplas nga një makinë ndërkohë që ecte në trotuar. Në rrugën ku gërshetohen lëvizjet nacionale me zonat e banuara, shkolla e shërbime të tjera rreziku mbetet i madh edhe pse pas tragjedisë para shkollës u vendosën kufizues shpejtësie. Shkak kryesor mbetet shpejtësia tej normave.