Rruga e Komanit, e amortizuar prej vitesh dhe një nga kërkesat e kahershme të komunitetit të zonës, tashmë po rikonstruktohet. Puna ka nisur me 10 kilometrat e parë nga Komani në drejtim të Vaut të Dejës, në segmentin ku gjendja e rrugës ka qenë më e dëmtuar. Për banorët e zonës, nisja e punimeve duket si një ëndërr e kthyer në realitet.