Të inagurosh projektet para afatit, kur në fakt veprat ende nuk janë përfunduar. I tillë është edhe rasti i rrugës së Arbrit, një aks që pritet të shkurtojë ndjeshëm distancën mes Dibrës dhe Tiranës, punimet e së cilës vijojnë ende. E parashikuar sipas kontratës koncesionare të lidhur me kompaninë Gjoka në 2018 që vepra të përfundonte plotësisht në prill të 2022, por problemet dhe kompleksiteti i tunelit të Murrizit kanë bërë që qeveria të shtyjë afatin edhe me 17 muaj të tjerë, duke e çuar përfundimin e saj në shtator të vitit të 2023.