Aksi nacional Librazhd-Peshkopi, edhe pse kalon nëpër një zonë me potencial të madh turistik, paraqitet në gjendje skandaloze. E parashikuar të mbaronte 1 vit më parë, në segmentin Zgosht-Ura e Çerenecit, e cila do të kushtojë 10 milionë dollarë, punimet janë ndërprerë. Këtë situatë më së shumti e vuajnë banorët e zonës të cilët nuk besojnë më premtimin dhjetëra vjeçar se rruga do të bëhet.