Një rrufe ka bërë gjëmën në një tufë bagëtish sot në një mal në Kopaçez në Delvinë. Siç raporton korrespondentja Entjola Budo, ngjarja ka ndodhur paraditen e kësaj të enjteje ku rrufeja ka shfarosur tërësisht kopenë e Arjanit dhe Klement Xhelili, dy vëllezër. Nga rrufeja kanë ngelur të vrara rreth 150 kokë bagëti. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur Jomina në fshatin Kopaçez, bashkia Delvinë.