Muzika ka bashkuar në Shkodër, rreth 70 të rinj dhe të reja nga i gjithë Ballkani dhe Italia, të cilët po marrin pjesë në edicionin e 5-të të “Rrok Akademy”. Iniciativa e shoqatës Kulturore Rrok Jakaj, me disa nga artistet shqiptare me të njohur në Evropë, ka si qellim, trajnimin e të rinjve dhe rritjen e artistike të tyre. “Unë jam Marko Djurevic dhe vij nga Serbia. Kam këtu që nga e hëna dhe po ndihem mire. Kam mësuar gjëra të reja nga akademia këtu rreth fizarmonikës dhe pianos”, tha Marko Djurevic.