Top Channel/ “Rrofsh o Amerikë”: talebanët, fuqi ajrore më të madhe se 10 vende të Nato-s!
03/09/2021 10:06

Talebanët kanë sot në duart e tyre 48 mjete ajrore ushtarake nga më modernet, përfshirë dhe helikopterë Black Hawk, me të cilat SHBA-ja kishte furnizuar ushtrinë afganë. Fuqia e tyre ajrore mund të jetë tani më e madhe se e disa vendeve të Nato-s përfshirë Shqipërinë, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut, Bosnjen, Islandën apo Luksemburgun, thonë mediat britanike. Këto muajt e fundit, xhihadistët kishin marrë dhjetë fusha të mëdha ajrore nga Bagrami deri në Mazar-i-Sharif, dhe së fundi dërguan një Black Hawk 6 milionë dollarësh në mbështetje të ofensivës së tyre në Luginën e Panjshirit. Krerët talebanë kanë urdhëruar trupat e tyre të gjejnë pilotët e forcës së shpërbërë ajrore afgane, të cilët janë stërvitur nga SHBA dhe aleatët e tyre për të drejtuar avionët he hekikopterët luftarakë high-tech. Pa ata pilotë, fluturimi i mjeteve të tilla kaq të sofistikuara është i pamundur, por duket se i kanë nisur tashmë rekrutimet. Sipas një liste të datës 30 qershor, forcat ajrore afgane kishin 43 helikopterë MD-530, 33 Black Hawks, 32 Mi-17s, 33 avione C-208, 23 A-19 turboprop - avione te lehte sulmi dhe 3 Hercules C-130s. Një pjesë e tyre u arrit të largoheshin në kohë përpara se talebanët të merrnin kontrollin, por të tjerët jo. përmes një parade nëpër rrugë, talebanët treguan armatimet e kapura pas marrjes nën kontroll të Afganistanit, duke u mburrur më pajisjet që kanë tani në dorë.

Rama e Spiropali përballen mes tyre! Shiko drejtimin tënd! Dalin emrat e PS-PD për Tiranën
26/11 23:33
Skandali me mish për sufllaqe, bllokohen rreth 2 tonë – Fiks Fare, 26 nëntor 2026 – Episodi i plotë
26/11 21:01
Edicioni Informativ, 26 Nëntor 2026, Ora 19:30
26/11 20:18
Sherr pas takimit të Adës me Blerimin! Ermali shfaqet papritur në Për’puthen | Episodi i plotë
26/11 19:30
Njihuni me muslimanen me motor! Nga shamia dhe paragjykimet te aventurat e çmendura- Ftesë në 5
26/11 17:35
Edicioni Informativ, 26 Nëntor 2026, Ora 15:00
26/11 15:42
Shokuese në Shkodër! 13-vjeçarja udhëtoi në 6 qytete, takimet përmes Snapchat dhe dy të arrestuar
26/11 15:27
Edicioni Informativ, 26 Nëntor 2026, Ora 12:00
26/11 12:53
Wake Up – Emisioni i Plotë, 26 Nëntor 2026
26/11 10:53
Edicioni Informativ, 26 Nëntor 2026, Ora 00:00
26/11 09:28
Edicioni Informativ, 25 Nëntor 2026, Ora 19:30
25/11 20:21
Sherr, ulërima dhe puthje. Për’puthen del jashtë kontrollit! Episodi i plotë, 25 nëntor 2026
25/11 19:30
Ekskluzive/ Dua fëmijën tim,ish gruaja e dajës së Zegjines ngre akuza të forta, detaje të tmerrshme!
25/11 15:58
Edicioni Informativ, 25 Nëntor 2026, Ora 15:00
25/11 15:54
Edicioni Informativ, 25 Nëntor 2026, Ora 12:00
25/11 12:44
Miqësia pas të 40-ve? Kostana: Më ka kushtuar që kam thënë të vërtetën…. – Në Shtëpinë Tonë
25/11 10:53
Wake Up – Emisioni i Plotë, 25 Nëntor 2026
25/11 10:45
Edicioni Informativ, 25 Nëntor 2026, Ora 00:00
25/11 09:17
Deputetët fjalime me Chatgpt? Nga Devpos te Pago, e ardhmja e parave në Shqipëri
24/11 23:31
Konflikt në familje/ Rruga u mbyll, në shtëpi hyn nga marketi – Fiks Fare, 24 nëntor 2026
24/11 21:01