Në limitin e afatit të vendosur nga Gjykata Kushtetuese dhe kur Kuvendi ka nisur zyrtarisht pushimet, dy deputetët socialistë Aulona Bylykbashi Dhe Admir Kadeli kanë rishikuar formulën e pagës së gjyqtarëve dhe prokurorëve duke propozuar rritjen me vetëm 0.02%. Shtesat për korigjimin e ligjit u dorëzuan më 30 korrik nga PS, që e quan detyrimin ndaj Kushtetueses të përmbushur. Një rritje më e lartë sipas deputetëve propozues do të krijonte hendek të thellë me pagat në nivel hierarkik duke tejkaluar Niko Peleshin, Edi Ramën apo Bajram Begaj.