Top Channel/ Rritja e rrogës së deputetëve, gjermanët kundër: Bundestagu të mos shtojë dietat!
18/05/2026 12:25

Deputetët gjermanë pritet të përfitojnë nga korriku një rritje automatike të dietave, e lidhur kjo me ecurinë e përgjithshëm të pagave në Gjermani. Por shumica dërrmuese e qytetarëve e kundërshtojnë këtë vendim. Sipas një sondazhi të institutit YouGov, të realizuar për Agjencinë Gjermane të Shtypit, 85 për qind e të anketuarve kërkojnë që ligjëvënësit të heqin dorë nga rritja e planifikuar e pagave. Kundërshtimi më i madh u regjistrua mes mbështetësve të AfD-së, ku 93 për qind janë kundër rritjes. Edhe votuesit e SPD-së dhe të CDU/CSU-së u shprehën qartë për pezullimin e saj, përkatësisht me 87 dhe 85 për qind. Sondazhi rikujton se Bundestagu ka mundësi ta pezullojë rritjen, ashtu siç ndodhi gjatë pandemisë së koronavirusit në vitin 2020. Sipas parashikimeve, paga mujore e 630 deputetëve do të rritej nga 1 korriku me rreth 497 euro, duke arritur në afro 12.330 euro në muaj. Rritja bazohet automatikisht në zhvillimin e pagave dhe është e parashikuar në ligjin për deputetët. Brenda Bundestagut po formohet një konsensus për ta ndalur këtë rritje. Përveç partive opozitare si të Gjelbrit, e Majta dhe AfD, edhe grupi parlamentar i SPD-se në qeveri është shprehur në favor të pezullimit. Drejtuesi Johannes Fechner, deklaroi se një rritje prej afro 500 eurosh në muaj, në një periudhë debatesh për kursime dhe shtrëngim financiar, do të ishte një “sinjal i gabuar politik”.

Top Channel/ 8 orë gurë, gaz e ujë në protestë. Sulmohen e digjen biznese, dëmtohen institucionet
24/10 23:28
Top Channel/ Mobilizim për zgjedhjet në Serbi, Kurti thirrje shqiptarëve të Luginës: Votoni 17
24/10 23:24
Top Channel/ Boshatisen rrugët e Tiranës, qetësi në Bulevard pas ndërhyrjes së policisë
24/10 22:35
Top News – Beleri letër Kaja Kallas. ‘Të hetohet dhuna ndaj studentëve në Shqipëri’
24/10 22:08
Top Channel/ “A je mirë? Nuk po reagon”, policët godasin me shkopinj gome një qytetar në rrugë
24/10 22:05
Mbyllet protesta, policia shpërndan protestuesit/ Pamje të trishta në shesh | Breaking
24/10 21:54
Top Channel/ Digjet kioska pranë qendrës së Tiranës, protestuesit i vënë flakën dhe largohen
24/10 21:53
Top News – Bilanci i përplasjeve. Dhuna nuk kursen, gazetarë, studentë e policë të lënduar
24/10 21:38
Top News – ‘Distancohuni nga maskat e dhunshme’. Policia u bën thirrje protestuesve: S’do tolerojmë!
24/10 21:29
Top News – Dy thirrje për proteste kombëtare, PD e nis te bulevard, shkrihet me studentët te Ministria
24/10 21:28
Top Channel/Sulmohen bizneset, thyejnë xhamat e një banke të nivelit të dytë në rrugën e Kavajës
24/10 20:50
Top Channel/ U plagos një deputet. Shëndetësia: Ka protestues të lënduar dhe një gazetare
24/10 20:50
Top Channel/ Përplasje në protestë . “Luftë” në Bulevard me gurë, ujë, plumba gome dhe gaz
24/10 20:46
Top Channel/ Tetë të lënduar nga protesta. Mes tyre një deputet, protestues, gazetarë dhe policë
24/10 20:43
Top Channel/ Gurë dhe policë, boshatiset Bulevardi nga protestuesit
24/10 20:34
Top Channel/ Molotov e fishekzjarrë nga protestuesit, policia përgjigjet me gaz lotsjellës
24/10 20:33
Top Channel/ Protestuesit hedhin molotov, policia gaz lotsjellës në sheshin “Skëndërbej”
24/10 20:31
Top Channel/ Nisin shoqërimet e para, polici përqafohet me të riun
24/10 20:25
Top News – Athina dhe Ankaraja shkëmbejnë replika. Emërimi i myftinjve kthehet në ‘mollë sherri’
24/10 20:00
Top channel/ Kangjëllat e trotuarëve në mes të rrugës, policia i largon
24/10 19:58