Në fjalimin e tij të parë në parlament që nga fitorja në zgjedhjet vendore të 14 majit, kryeministri Edi Rama deklaroi: “Çmimi i energjisë në tregun ndërkombëtar ka rënë, por nuk është kthyer aty ku ishte.” “Qeveria ka patur dhe ka vullnetin e plotë për të paguar, ndërkohë që me ardhjen e verës konsumi do të rritet në mënyrë të ndjeshme përsëri dhe ne do të duhet të rihapim diskutimin e fashës”, shtoi Rama.