Rritja e çmimeve të ushqimeve bazë duket se ka ndikuar ndjeshëm edhe tek qytetarët lezhjanë të cilët i kanë rralluar blerjet e tyre në tregun ushqimor. Ashtu siç mund të duket edhe nga pamjet, numri i blerësve është tejet i ulët dhe ata pak blerës të cilët janë në këtë treg shprehen se pjesa më e madhe e të ardhurave vinë nga fëmijët të cilët janë në emigrim.