Top Channel/ Rritet paga 6 mijë ushtarakëve! Shtesat maksimale shkon deri në 100 mijë për…
10/10/2024 19:45

Qeveria ka miratuar projektvendimin që përmirëson trajtimin financiar të personelit të Forcave të Armatosura. Nga ky vendim përfitojnë rreth 6000 ushtarakë. Rreth 6000 efektivë të Forcave të Armatosura do të përfitojnë trajtim financiar shtesë mbi pagën mujore. Këshilli i Ministrave miratoi vendimin që përmirëson ndjeshëm trajtimin financiar të personelit ushtarak, duke synuar forcimin e kapaciteteve kombëtare dhe përmirësimin e cilësisë së shërbimeve të Mbrojtjes Civile. Sipas vendimit të qeverisë, 200 ushtarakë të personelit fluturues dhe mbështetës, do të përfitojnë deri në 100.000 lekë mbi pagën mujore. Për efektivët e Agjencisë së Inteligjencës, trajtimi financiar mbi pagën shkon deri në 20.000 lekë në muaj. Për ushtarakët aktivë të strukturave të tjera, shtesa mbi pagën shkon deri në 70.000 lekë në muaj, duke përfshirë edhe ata ushtarakë që nuk e kanë përfituar më parë këtë shtesë. Trajtim më të mirë financiar do të përfitojnë edhe kapacitete kombëtare si, forcat speciale, pilotët, inxhinierët dhe teknikët e mirëmbajtjes, njësia Cyber, dronët dhe forcat e dedikuara për emergjencat civile. Ky vendim vjen vetëm 4 muaj pas rritjes së pagave që u bë për kategori të caktuara të Forcave të Armatosura. Ministria e Mbrojtjes dhe qeveria theksojnë angazhimin që trajtimi financiar i efektivëve të Forcave të Armatosura të shtohet çdo vit, për t’i përafruar me nivelin mesatar të vendeve të NATO-s.

Top News – Apeli pranon kërkesën e SPAK. Ashpërsohet dënimi për tre të akuzuar për drogë
04/07 19:49
Top Channel/ Aksident tragjik në Shkodër! Humb jetën babai i dy fëmijëve
04/07 19:48
Top Channel/ Vrap dhe Vetting për FBI shqiptare, shefi i ri i BKH duhet të jetë edhe… atlet!
04/07 19:43
Top News – Alibej përballet me Dervishajn. Plani i hakmarrjes dhe atentati ndaj ish prokurorit
04/07 19:33
Top News – Kuvendi mbylli punimet. Spiropali: Parlamenti i një vendi europian, do godinë të re
04/07 18:04
Top News – Skema e mashtrimit e ‘Bankers’: Miliona euro për puse të reja, por prodhimi nuk u rrit
04/07 18:03
Top News- Arrestohet 49-vjeçari në Tiranë/ Në kërkim për vjedhjen e 30 mijë eurove
04/07 17:22
Top News – Bien kërkesat për azil në Shqipëri. Afganët e sirianët të parët për nga aplikimet
04/07 16:56
Top News- Dy akuza për babain monstër që abuzoi me të bijën, pranoi rastin para hetuesve
04/07 16:31
Top Channel/ Aksident i trefishtë në aksin Shkodër–Lezhë, një viktimë dhe tre të plagosur
04/07 16:30
Top Channel/ Mbyllja e Legjislaturës së X-të, Spiropali: Bashkëpunuam, debatuam, por edhe u grindëm
04/07 15:54
Top Channel/ Aksident i frikshëm në aksin Peqin-Elbasan, plagosen rëndë dy persona
04/07 15:24
Top Channel/ Protestë me 10 vetë për mbetjet! Elbasani helmohet nga tymi, qytetarët heshtin
04/07 15:23
Top News- Kreu i KPP në gjyq për shkeljet me tenderin, GJKKO jep vendimin
04/07 15:18
Top Channel/ Durrës, debat për projektet e reja! Miratohen dy investime me rëndësi
04/07 15:17
Top Channel/ Luftë informalitetit në turizëm! Ekspertët: Plani po vë nën presion bizneset
04/07 15:14
Top Channel/ ‘Tërmet’ në Bashkinë e Vlorës, dorëhiqen 21 drejtorë pas takimit me Ramën
04/07 15:13
Top News – Zënia e hapësirave publike nga lokalet. Rama: Të mbledhin plaçkat, sepse boll është boll
04/07 15:13
Top Channel/ Gjyqi i rrallë në Tiranë! E moshuara gjobitet pse ushqen macet e rrugës
04/07 15:12
Top Channel/ Mjegulla ‘pushton’ bregdetin e Vlorës, pamje nga fenomeni i rrallë në kulmin e vapës
04/07 14:50