Banka e Shqipërisë ka rritur për të tretën herë radhazi brenda vitit normën bazë të interesit me 0.5% duke e çuar atë në 1.75%, nga 1.25% që ishte. Kjo ndërhyrje në politikën monetare nga banka qendrore synon të frenojë rritjen e çmimeve dhe mbajtjen nën kontroll të normës së inflacionit që aktualisht është 7.4%, më e larta në dy dekada. Sipas Guvernatorit të bankës qendrore Gent Sejko, inflacioni i lartë mbetet rreziku kryesor për rritjen afatgjatë të ekonomisë së vendit.