Është miratuar rritja e fianacimit për sistemin shëndetësor, përmes rialokimit të fondeve nga buxheti i shtetit për mbështetjen e stafeve mjekësore me pagat e reja, si dhe për zgjerimin e gamës së shërbimeve mjekësore në spitale. Lajmin e bëri me dije ministrja e Shëndetësisë Orgerta Manastirliu, pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave.