Nga janari, dollari është forcuar me shumë pikë në valutë kundrejt lekut. Nëse në fillim të vitit 1 dollar këmbehej me 107 lekë, kursi nga marsi – korrik është luhatur mes vlerave 110 - 117 lekë, ndërkohë që monedha kryesore globale është forcuar edhe në raport me euron dhe valuta të tjera.