Treguesi i ndjesisë ekonomike pësoi një përmirësim gjatë dhjetorit, ndihmuar nga sektori i ndërtimit, shërbimeve dhe më pak nga industria. Tregtia dhe besimi konsumator mbetën në të njëjtat vlera me një muaj më parë. Indikatori që mat pulsin e bizneseve dhe individëve nga Banka e Shqipërisë sinjalizon se ekonomia do vijojë rritjen në tremujorin e ardhshëm.