Transfertat e brendshme bankare në Euro për këtë vit shënuan rritje. Në tetë muajt e parë të këtij viti, sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, u kryen më shumë se 154 mijë transferta kombëtare bë euro vetëm nëpërmjet sistemit të pagesave AIPS Euro. Shifër kjo më e lartë se ajo e vitit të kaluar kur dhe u vendos ky shërbim.