Top Channel/ Rriten tensionet Indi–Pakistan, qeveria pakistaneze paralajmëron një sulm ushtarak
30/04/2025 22:13

Tensionet midis Indisë dhe Pakistanit janë rritur pas një sulmi të përgjakshëm në Kashmirin e administruar nga India, që la të vdekur 26 turistë javën e kaluar. Qeveria pakistaneze ka paralajmëruar se India mund të ndërmarrë një sulm ushtarak brenda 24 deri në 36 orëve të ardhshme, një pretendim që rrit ndjeshëm frikën për përshkallëzim të konfliktit në një nga rajonet më të ndjeshme në botë. Ministri i Informacionit i Pakistanit, Attaullah Tarar, deklaroi se “ka informacione të besueshme” që sugjerojnë se India synon të përdorë sulmin si një “pretekst të rremë për aventurizëm ushtarak”. Ai theksoi se çdo veprim i tillë “do të marrë përgjigje të vendosur nga ana e Pakistanit”. Deklaratat e tij pasojnë akuzat e Nju Delhit, që pretendon se sulmi në qytetin turistik të Pahalgamit është kryer nga militantë të mbështetur nga Pakistani, një akuzë që Islamabadi e ka hedhur poshtë. Pahalgami, një destinacion i njohur turistik në veriperëndim të Indisë, u trondit të premten nga sulmi më vdekjeprurës ndaj civilëve në më shumë se 20 vjet. Viktimat ishin kryesisht turistë hindu. Shumë të mbijetuar thanë se autorët i kishin shënjestruar burrat hindu në mënyrë të drejtpërdrejtë. India ka identifikuar tre nga katër sulmuesit e dyshuar, dy prej tyre shtetas pakistanezë dhe një vendas nga Kashmiri i administruar nga India. Për sulmuesin e katërt nuk ka ende të dhëna të sakta.

Top News – Paralajmërim për ‘sigurinë bërthamore’ / Sulmet shkaktojnë ulje të energjisë në Çernobil
15/11 18:30
Top News-Inteligjenca Artificiale fut botën në kaos / Avionët në tokë, bie Microsoft, çfarë po ndodh
15/11 15:43
Top News – Trump redukton daljet në publik / CIA e Mossad zbulojnë planet e Iranit për vrasjen
15/11 15:35
Top Channel/ Irani sulmon Bahrejnin / Objektiv baza amerikane. Izraeli vret një komandat të Hamasit
15/11 15:04
Top News – ‘Alienët kanë zbritur në tokë…nuk duan të hapin panik’ / Ja ‘shpjegimi’ i Stephen King
15/11 14:55
Top News – Një ‘Jaltë e re’ në horizont / Trump dhe Putin kërkojnë takim, Xi Jinping heziton
15/11 14:32
Top News – SpaceX triumfon, arritje historike / Rikuperon anijen kozmike për herë të parë
15/11 14:09
Top News – Sulmuan kishën, vranë nëntë persona / Dënohen me vdekje tre autorët në Jordani
15/11 14:05
Top News – Netanyahu nuk tërhiqet…Kërkon qeveri uniteti: Garanton sigurinë e Izraelit
15/11 14:02
Top News – Në ‘zonën e vdekjes’ në Ukrainë / Shpëtimi vjen nga qielli, dronët e evakuimit në aksion
15/11 14:01
Top News – Irani lëshon raketat, shpërthime në Bahrein / Goditet baza amerikane, Garda në sulm
15/11 12:51
Top News – Të gjithë avionët mbeten në tokë / SHBA, vazhdojnë problemet në transportin ajror
15/11 12:32
Top News – Donbasin në këmbim të NATO-s / Zelenski: Ja çfarë më kërkuan negociatorët e SHBA
15/11 12:18
Top News – Kundër inflacionit dhe policisë / E gjithë Franca në këmbë, protesta në vend
15/11 12:18
Top News -‘Heq ndalimin për vrasjen e Zelenskit’/Putin i zemëruar, Ukraina godet centralet elektrike
15/11 12:18
Top Channel/ Rekord i ri / “SpaceX” rikuperon një anije kozmike për herë të parë në histori
15/11 11:44
Top Channel/ Frika për atentat ndaj Trump/ Reduktohen daljet në ambiente të hapura të presidentit
15/11 11:05
Top Channel/ Francë 100 mijë protestues në rrugë/ Demonstratë kundër kostos së lartë të jetesës
15/11 10:59
Top Channel/ Rusia: NATO të kthehet si para ‘97! NYT zbardh prapaskenat në Abu Dhabi
14/11 23:01
Top Channel/ Shifrat tronditëse! Mbi 22 milionë të prekur nga sulmi kibernetik në Francë
14/11 22:55