Investimet e Huaja Direkte në Shqipëri janë rritur pas forcimit të lekut, duke arritur vlerën e 12.38 miliardë eurove në gjysmën e parë të vitit. Sipas Bankës së Shqipërisë, Stoku i Investimeve të Huaja Direkte është rritur me 11.9% ose rreth 1.3 miliardë euro që nga fillimi i vitit. Rritja e stokut të investimeve direkte gjatë kësaj periudhe është ndjeshme më e lartë krahasuar me flukset e reja të këtyre investimeve.