Ndërsa numri i tyre është pakësuar, bankat në Shqipëri përgjatë pesë viteve të fundit kanë rritur gradualisht nivelin e fitimeve. Por, veçanërisht dy vitet e fundit kanë rezultuar të arta, me 2023-in që u mbyll me një fitim rekord prej 280 milionë eurosh. Fitimet janë ndikuar kryesisht nga rritja e normave të interesit nga Bankat Qëndrore duke bërë që kreditë të shtrenjtohen. Por, në krahun tjetër sipas ekspertëve interesat nuk patën reflektim të fortë edhe tek normat e depozitave bankare