Top Channel/ Rriten hetimet për zyrtarët e lartë/ Publikohet raporti krahasues për SPAK
25/09/2024 23:31

Qendra për Studimin e Demokracisë dhe Qeverisjes publikoi raportin vjetor krahasues 2020 - 2023 mbi punën e Prokurorisë së Posaçme dhe Gjykatave të Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Studimi vëren se ka rënë numri i çështjeve të reja hetimore për korrupsion gjatë vitit 2023, por është rritur ndjeshëm numri i të dënuarve, që janë gjykuar për korrupsion. Statistikat tregojnë rritje të hetimeve nga ana e SPAK-ut në çështjet e krimit të organizuar, si dhe numri i të dyshuarve për këto krime. “Lufta ndaj korrupsionit dhe krimit është në qendër të forcimit të ligjit dhe detyrë themelore në procesin e integrimit europian të vendit. Kjo luftë është më sfiduese dhe më komplekse se kurrë. Ngritja e SPAK-ut dhe institucioneve të reja të drejtësisë gjatë reformës janë gur themeli të këtij procesi”, theksoi ambasadori Silvio Gonzato, drejtues i Delegacionit të BE-së në Shqipëri. Në morinë e mbi 1 mijë e 533 procedimeve për korrupsion gjithsej me mbi 1 mijë të pandehur, janë hetuar 43 zyrtarë të lartë për korrupsion, prej tyre janë dërguar për gjykim 32 prej tyre si të dyshuar për korrupsion dhe u dënuan për këtë lloj krimi 20 zyrtarë të lartë. Mes të dënuarve nga 2020 deri në 2023 janë 3 ish gjyqtarë, 1 ish prokuror, 1 ish anëtar i KPA-së, 3 ish kryetarë bashkie, 1 kryetar bashkie, 1 ish nënkryetar bashkie, 1 ish zv.ministër i brendshëm, 1 ish sekretar i përgjithshëm ministrie, dhe 2 ish deputetë. Sipas studimit, u shënua një rritje prej 8.5 për qind në vitin 2023 në hetimet mbi zyrtarët e nivelit të lartë, kundrejt 0.5 për qind që ishte në 2021.

Top Channel/ Robert Mueller drejtoi hetimin Trump-Putin. Presidenti i SHBA: I lumtur që vdiq!
21/03 23:52
Top Channel/Analiza e “TheGuardian”:Dëm katastrofik mjedisor në 14 ditë konflikt në Lindjen e Mesme
21/03 23:52
Top Channel/ G7 urdhër Iranit: Ndal urgjent sulmet
21/03 23:34
Top Channel/ Antibiotikët po na bëjnë keq! Studimi: Ndikim deri 8 vite pas përdorimit
21/03 20:02
Top Channel/ Britania drejt përfshirjes në luftë? Irani godet me raketa “Diego Garcias”
21/03 20:02
Top Channel/ 22 vende bashkohen për Hormuzin! Ja shtetet që firmosën deklaratën
21/03 19:59
Top Channel/ Sulmohet centrali bërthamor në Iran. Teherani, raketa mbi bazën SHBA-Angli
21/03 19:56
Top News- “Humoristët e tenxhereve, t’i harrojmë përrallat”, Rama shpërthen gjatë Asamblesë
21/03 19:30
Top News- “BE mision monitorimi…”, Rama flet për ecurinë e negociatave dhe kapitujt
21/03 19:30
Top News- Prefektët do të marrin fuqi tjetër, jo më firmosje por dhe punë në terren
21/03 19:30
Top News- “Çmimi i naftës do rritet më shumë”, Rama zbulon vendimet që do frenojnë shtrenjtimin
21/03 19:30
Top News- Rama mesazh socialistëve: Ne e kemi dorëzuar shpatën e sistemit gjyqësor
21/03 19:30
Top News- “Ligji për referendumet brenda këtij sesioni”, Rama flet dhe për parlamentin e ri
21/03 19:30
Top News- Dyfisho ndërmarrjen tënde, Rama zbulon nismën e re të qeverisë/ Çfarë synon?
21/03 19:30
Top News- “Negociatat në BE nuk kanë ndaluar”, Rama flet pas vendimit për Ballukun
21/03 19:30
Top News- Rama jep udhëzimet për partinë: Ne kemi bërë atë që se ka bërë askush
21/03 19:30
Top News- Berisha: Rama në rreth të kuq, PD mori mbështetje të plotë nga PPE
21/03 19:21
Top Channel/ Dhuna në familje, shqetësuese/ 252 raste në Elbasan, pak dënime
21/03 12:50
Top Channel/ Sindroma Down, sfida familjesh! Mungojnë qendrat për të rriturit në Shqipëri
21/03 12:46
Top Channel/ Rriten kostot në bujqësi, plehrat kimike dhe nafta shtrenjtojnë prodhimin bujqësor
21/03 12:22
DIGITALB DIGITALB