Autoritetet turke nisën një hetim mbi pesë rrjetet më të mëdha të supermarketeve në vend, vetëm disa ditë pasi ata u fajësuan për çmimet e larta në vend. Ministri turk i Tregtisë Mehmet Muş urdhëroi zyrtarët të inspektonin çmimet e një sërë mallrave duke nisur nga vezët, qumështi dhe perimet e deri tek artikujt e pastrimit në pesë zinxhirët ushqimore.