Debatet nuk kanë munguar as në mbledhjen e radhës në komisionin e ekonomisë ku po shqyrtohet buxheti 2023 që sipas opozitës nuk mbështet shtresat në nevojë. Ata kanë kërkuar përmes tij rritje të pagave e pensioneve, ndërprerje të pagesave të kontratave koncesionare, ndërsa mes kërkesave ishte edhe vendosja e minimumit jetik.